Sunday, August 9, 2015

Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri

Vendlindja: Korçe   
Jeton dhe vepron në   
Mosha: 33 Vjeç
Ditëlindja: 20 Mars 1982
Shenja e Horoskopit: Peshqit
Anxhela Peristeri është një këngëtare dhe autore këngësh e njohur. Anxhela Peristeri mori mësimet e para në vendlindjen e saj ndërsa Fakultetin Akademik e kreu ne Tiranë. Ajo ka realizuar këngën e parë "Ishe Mbret", e cila u incizua në Tiranë në vitin 2004. Po në atë vit, Anxhela publikoi dhe albumin e saj të parë të titulluar "Për Ju".

Në vitin 2005 merr pjesë në "Kënga Magjike" me këngën "Sonte Dridhuni", ku u shpërblye me çmimin e dytë. Po në vitin 2005, këndoi "Hej Ti" në Festivalin "Mikrofoni I Artë 2005".

Pas shumë vitesh mungesë në ekranet dhe në skenat shqiptare, viti 2014 shënoi rikthimin e këngëtares Anxhela Peristeri me një këngë dhe një klip të ri të titulluar "Femer Mediatike". Edhe pse prej vitesh ka jetuar në Greqi, ajo zgjodhi ti rikthehet sërish audiencës shqiptare.
Kënga e saj është e rrymës elektro-swing me tekst të Rozana Radit ndërsa, videoklipi u realizua nga “Max Production”, duke sjellë Anxhelën në versionin “burlesque” alla Aguilera.

Tashmë këngëtarja simpatike ështe rikthyer në Tiranë. Anxhela ka jetuar duke kënduar në Greqi ku ka marre pjesë edhe në 'X Factor', ndërsa ka mohuar lidhjen me një këngëtar grek. Se fundi ka publikuar kengen "Bye Bye" me kengetarin e njohur braziljan Marcus Marchado.

Post a Comment

 
Copyright © 2015 Aulona Event