Sunday, August 9, 2015

Era Istrefi

Era Istrefi

Vendlindja: Prishtine   
Mosha: 20 Vjeç
Ditëlindja: 04 Korrik 1995
Shenja e Horoskopit: Gaforrja
Era Istrefi është një këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Ditët në vijim industria e muzikës shqiptare u godit nga një ‘erë’ e stuhishme. Kjo pas debutimit të këngëtares së re nga Prishtina, Era Istrefi.

Era shumë shpejt ka hyrë fuqishëm në skenë, duke bërë për vete kështu shumë adhurues me zërin dhe stilin e saj të veçantë, ndërsa prej paraqitjeve të saj Era duket shumë premtuese, derisa jep shpresë për një ‘erë’ të re në skenën tonë.

Ka debutuar furishëm në skenën e muzikës kosovare. Është kjo motra më e vogël e Nora Istrefit, Era e cila ka mahnitur të gjithë me zërin e saj, Kënga e saj e parë ishte kënga ‘Mani për money’ të cilën e lansoi në vitin 2013 e që u prit mjaft mirë nga publiku. E menjëherë pas kësaj kënge Era erdhi me këngën e dytë ‘A po don’, ku u paraqit në shoqëri të motrave të saj, por përsëri Era arriti të jetë më e komentuara.

E për të vërtetuar se ajo do të bëhet emër në skenë, jo shumë kohë më parë këngëtarja erdhi me këngën ‘E dehun’ e cila ka kapluar të gjitha ndejat e po dëgjohet në secilin cep shqipfolës. Ndërkaq suksesin i saj u vu në pah edhe në evenimentin StarCard VideoFest 2014 në të cilin këngëtarja e re u shpërblye me dy çmime atë të ‘Best New Arstit’ dhe ‘Stylingu më i mirë’.

Ndryshe për të gjithë fansat e saj të cilët tashmë padyshim janë në numër të madh Era ka treguar se ka preferuar që ajo të njihet me publikun përmes artit dhe muzikës së saj, gjë që vërtet ka arritur ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë parasysh që këngët e saj kthehen menjëherë në hite.

Me pas ajo lancoi dhe kengen "13" i cili ishte nje hit i madh poashtu . Ku era dukej shume hot nga paraqitja si dhe nga zeri.

Ne Korrik 2015, Era publikon kengen "Shum Pis" Me Ledri Vulën, një boom i vertete qe per vetëm për 24 orë, ka marrë 900k.

Post a Comment

 
Copyright © 2015 Aulona Event