Sunday, August 9, 2015

Ertila Koka

Ertila Koka

Vendlindja: Mirditë   
Mosha: 26 Vjeç
Ditëlindja: 26 Gusht 1988
Shenja e Horoskopit: Virgjeresha
Ertila Koka është një këngëtare dhe autore këngësh e njohur. Ndjesia e pare per muziken ka filluar qe ne moshe fare te heret, rreth moshes 5 vjecare ne kopesht. Me pas Ertila Koka ka kenduar tek Zerat e Rinje tek Pallati i Pionjerve duke marr leksione muzike edhe pikture. Kontakti i pare me kameren dhe televizionin ka qene tek Ethet e se Premtes 3. Ne moshen 17-vjec merr pjese ne Top Fest 3 me kengen "Mos prit te kthehem" me muzike dhe tekst te Edmond Mancakut dhe Ka marr pjese tek festivali i te rinjeve tek TVSH. Nje vit me pas merr pjese tek Festivali i 45te te Kenges te Radio Televizionit Shqipetar ne bashkepunim me Voltan Prodanin. Po kete vit shfaqet perseri tek Top Fest edicioni i 4te me kengen "Sa do doja" me grupin e saj te rrokut Armagedon, me muzike te Voltan Prodanit dhe tekst te Jorgo Papingjit. Vitin e ardhshem, 2008, rishfaqet tek Top Fest 5 me kengen "Nuk mund te harroj" me tekst qe ka shkruar vete Ertila, muzika Kledi Bahiti dhe orkestrim te Fabian Asllani. Po kete vite (2008) ka performuar rregullisht ne emisionin "Naten Vone" ne TVA.Performon Live qe ne moshen 17 vjecare ne vende si Sofra Ariut, J' adore, Amor, Calvados, 21st Century etj. Ertila performon live rregullisht tek Il Gusto dhe Kaon Brewhouse.Pergatitet per konkursin ne Liceun Artistik "Jordan Misja" me pedagogen e mirenjohur Zina Zdrava dhe me pas mbaron 4 vitet e studimit nen kujdesin e pedagoges Alma Strazimiri. Mbaron 4 vite me sukses dhepergatitet per konkursin e Akademise se Arteve me pedagogen Suzana Frasheri. Ne Akademin e Arteve merr pjese ne shume koncerte dhe ne 27 Dhjetor 2010 merr pjese ne operen Don Xhovani me rolin e Zerlines. Diplomohet me sukses me date 8 Korrik 2011 nen kujdesin e pedagoges se shquar Emine Gjata. Ne veren e vitit 2011 ajo xhiron videoklipin e saj te pare super hit me titullin Feel the beat te kompozitorit Edlir Begollit dhe tekst te Dr. Florit, videoklip i xhiruar nga Alexander Prince ne Oher, Maqedoni me drejta ekskluzive transmetimi te SuperSonic TV. Kjo kenge se fundmi eshte berer edhe remix ne Rumani nga Catalin Catana te (audiogate studio buchurest) Ertila punon nderkohe ne projekte tjera muzikore dhe televizive...

Zëri dhe vitet përballë një publiku që do muzikën “live” e kanë bërë të shijoj suksesin në muzikë. Kjo është Ertila Koka, vajza e cila u diplomua për Kanto, por prej dhjetë vitesh këndon “live” nëpër skena dhe për një publik që dëshiron muzikën e vërtetë. Ajo ka luajtur rolin e Zerlinës tek opera “Don Zhuani”, këndon dhe në lokalet e natës muzikë të lehtë, duke treguar një shtrirje të fortë të reportorit të saj muzikor, si zëri më i ëmbël lirik dhe i “shartuar” me muzikën e lehtë që e luan paralelisht.

Post a Comment

 
Copyright © 2015 Aulona Event