Sunday, August 9, 2015

Genta Ismajli

Genta Ismajli

Vendlindja: Gjilan   
Jeton dhe vepron në   
Mosha: 31 Vjeç
Ditëlindja: 12 Prill 1984
Shenja e Horoskopit: Dashi
Genta Ismajli është një këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Gentiana "Genta" Ismajli është një këngëtare shqiptare nga Kosova. Pak muaj pas lindjes se saj, u zhvendos me familjen në Çikago në Shtetet e Bashkuara. Në moshën 19 vjeçare, u kthye në Kosovë për të kënduar kengen me titull "Dridhem". Këngë u bë një hit i menjëhershëm dhe hapi para Gentes karrierën e muzikës. U zhvendos në Kosovë dhe mori pjesë në disa konkurse muzikë, si në Shqipëri dhe Kosovë. Vendosi të kthehej në Kosovë për disa arsye të ndryshme private por edhe se mendonte të hynte në tregun e muzikës vendore. Pak kohë kur ishte kthyer në Kosovë Genta filloi një lidhje dashurie me muzicientin Milot Binaku të cilët edhe pse po kalonin shumë bukur vendosën ti japing fund lidhjes së tyre. Sipas saj ajo ende nuk e ka gjetur mashkullin e saj me të cilin do ta kalonte jetën apo të krijonte familje dhe se ka një kohë të gjatë që ajo nuk po del me ndonjë mashkull kohëve të fundit. “Unë dëshiroj shumë që të kem dikë pranë, sepse të gjithë duan të kenë një person special në jetë. Por me sa kam vërejtur, ky nuk ka qenë vit I dashurisë, pasi unë ende nuk e kam gjetur një mashkull, nuk do dal në rrugë dhe të them: Hej, hajde ti këtu. Nuk e kam gjetur dikë që të më përshtatet“.- është shprehur këngëtarja në një intervistë në fillim të vitit.

Genta është një nga këngëtaret që gjithmonë paraqitet me plot sharm dhe energji, gjë të cilën po e dëshmon çdo herë kur edhe për këtë verë ka paralajmruar lansimin e 3 këngëve të reja me videoklipe dhe gjithashtu do të jetë pjesë e shumë koncerteve gjatë verës së 2014-tës. Është përfolur që mbase Genta do të jetë këtë vit pjesë e “X Factor Albania 4“, gjë të cilën e kishte pouhar fituesja e këtij edicioni Arilena Ara por miret vesh se fansat kosovarë këshilluan që asnjë nga këngëtarët kosovarë të mos ulet pranë Pandi Laços pas ndohisë së fundit me ftesën e këngëtarit serb në festivalin “Kënga ime“. Pas kësaj lë të kuptohet se mbase këngëtarëve nga Kosova dhe Maqedonia mund të u bëhet problem edhe pjesëmarrja në festivalin “Kënga Magjike“. Por ende asgjë nuk është vendosur por, të paktën këto janë gjërat që fliten kohëve të fundit.

Ajo fitoi "Kënga Magjike" 2005 me këngën "S'dua tjetër",ku arriti te marre edhe cmimin e internetit me muzike nga Adrian Hila.

Ajo ne vitin 2006 fitoi poashtu edhe vendin e parë ne festivalin "Netet e klipit shqiptarë" me kengen "Pse te dua ty".

Po në këtë vit ajo u prezantua ne festivalin "Polifest 2006" me këngën "Me hare" ku arriti te ftiojë Cmimin e Publikut si dhe Cmimin e dytë.

Poashtu me kengen "Luj me mu" fito çmimin "Videospoti me i Popullarizuar" ne "Video Festi Muzikor 2006"

Genta këndon kryesisht këngë komerciale pop. Lëvizjet ne skenë dhe kercimi i saj energjik jane pjesë të imazhit të saj. Konkurrentet e saj më të afërta janë Dafina Zeqiri, Adelina Ismajli, Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi.

Në vitin 2008 merr pjesë sërish në "Video Festi Muzikor" me këngën "Sa ilaçe" ku arrin të fitojë çmimin "Video spoti më i mirë i zhanrit Pop Folk"

Po në këtë vit ajo mori pjesë edhe në "Zhurma Show Awards" me kengen "Njëherë në vit" ku u shperblye me 2 çmime "Best Pop & Rock Video" dhe me çmimin "Top 10 Vip".

Ne vitin 2009 realizoi dy kenge "Bombarder" dhe "Game Over", ku kjo e fundit i eshte bere diss Dafina Zeqirin.

Po në këtë vit ajo fitoi Cmimin e parë në festivalin "Celesi Muzikor".

Nuk mbaron këtu në vitin 2009 ajo morri pjesë edhe në "Zhurma Show Awards" me kengen "Si panter i zi" ku arriti të fitojë çmimin "Best Pop Video".

Pasi u shpall fituese e dy çmimeve të rëndësishme në festivalin “Zhurma Show Awards”, Genta ka udhëtuar drejt Suedisë për të regjistruar këngën e saj më të re e cila pritet të publikohet shumë shpejt në tregun muzikor shqiptar. “This Is My Night” është titulli i këngës që do ta lançohet për publikun e gjerë në ditët e para të muajit nëntor 2010. Genta duket shumë e kënaqur nga ky bashkëpunim me studion suedeze dhe sipas saj kënga e rradhës do të kthehet shumë shpejt në një hit.

Genta per festat e fundvitit ka realizuar 3 kënge "Pini Sonte", "Kur Genta Knon" dhe "Pse Ike Atë Natë".
Ajo u paraqit ne programin festiv te RTK-se me nje humor te pergatitur nga aktori i mirnjohur Fatmir Spahiu ku moren pjsë edhe Leonora Jakupi, MC Kresha dhe NRG Band.
Poashtu ajo mori pjesë edhe ne rtv 21 ne programin e pergatitur nga Naim Krasniqi se bashku me kengetre te tjere te muzikes pop dhe asaj popullore. Mori pjese ne "Dancing with the stars" dhe zuri vendin e dytë.

Po ne vitin 2011, Genta publikoi albumin e saj "Guximi", te paraprire nga kenga dhe klipi "Pa Ty".
Tashme ka nisur turi i saj i koncerteve në shtete e qytete të ndryshme, dhe shumë shpejt do të jetë edhe në Tiranë.

Albumi i ri nën titullin Guximi ka vetëm pak javë që është në treg, por siç pohon dhe vetë Genta, suksesi ka qenë evident që në ditët e para. Sa i përket jetës private, ajo ende se ka gjetur mashkullin me të cilin kërkon të ndajë jetën, të krijojë një familje. Këngëtarja rrëfen se ka më shumë se një vit ndoshta dy që nuk ka dalë me ndonjë mashkull. “Unë dëshiroj shumë që të kem dikë pranë, sepse të gjithë duan të kenë një person special në jetë. Por, mesa kam vërejtur, ky nuk ka qenë viti i dashurisë, pasi unë ende nuk e kam gjetur një mashkull, nuk do dal në rrugë dhe të them: Hej, hajde ti këtu. Nuk e kam gjetur dikë që të më përshtatet.”,- shprehet kengetarja.

Në vitin 2012 ajo merr pjesë në videofestivalin "Video Festi Muzikor 2012" me videoklipin "Guximi" ku arrinë të rrëmbejë "Cmimin 21+".

Ndërsa po në këtë vit ajo hyri në mesin e 100 femrave më të bukura në botë sipas Tc Candler duke u rradhitur në vendin e 55-të.

Poashtu ne vitin 2012 ajo realizoj nje bashkpunim me Dj Blunt & Real 1 ku kesaj kenge ia realizuan edhe videoklipin i cili u mirprit shum mir nga publiku.Kenga titullohej "Ole ole" dhe videoklipi i kesaj kenge u xhirua nga produksioni "Pulla"

Në vitin 2013 Genta Ismajli sjell një baladë të mrekullueshme "E kam provuar", të punuar nga Arsim Bunjaku dhe me orkestrim të Virusit.Këtë këngë do ta shoqëronte edhe një videoklip i mrekullueshëm nga produksioni "EMF Creative"

Genta Ismajli eshte kengetarja e pare shqiptare qe arrin mbi 500.000 fansa ne Facebook,duke u bere keshtu kengetarja me e pelqyer ne rrjetet sociale.

Kenga "GUXIMI" ishte nje hit vertet i madhe i vitit 2011,ku Genta me kete kenge u rendit e 3 ne nje nga Top Listat Gjermane ku e cilesuan si shume energjike dhe me karakter te forte.

Viti 2013 do ta gjente Gentën në një nga ulëset e një paneli, duke qenë kështu pjesë e një jurie të spektaklit për fëmijë "Gjeniu i vogël", ku përveq Gentës në panel do të ishin edhe erma të tjerë si: Pirro Çako, Vikena Kamenica dhe Adi Hila. Por nuk mbaron këtu sepse gjatë verës së vitit 2013 Genta do të lançonte këngën e saj më të re "Si ty nuk ka", një këngë me produksion të Adrian Hilës dhe një videoklip të xhiruar nga "Urban Graphics".

Ne vitin 2014, Genta publikon nje super-bashkepunim me Ardian Bujupin dhe Dj Dalool me titullin "Feel".


PASAPORTA:
April 12, 1985
Gjatësia: 1.75m
Pesha: 65kg
Ngjyra e syve: E Gjelbërt
Ngjyra e flokëve: e kaftë
Ushqimi i preferuar: Ushqimi
Italian dhe Shqipëtar
Këngëtarja e preferuar:Alicia Keys
Pija e preferuar:Caffe
Ngjyra e preferuar:Vjollce
Talenti sekret: Aktrimi
Sporti i preferuar: Volejbolli
Sportisti i preferuar: Ronaldo
Hobi: Vallezimi
Stili i veshjes: Gjatë ditës
sportiv ndërsa mbrëmjeve Elegante

Post a Comment

 
Copyright © 2015 Aulona Event