Sunday, August 9, 2015

Vesa Luma

Vesa Luma

Vendlindja: Prishtine   
Jeton dhe vepron në   
Mosha: 29 Vjeç
Ditëlindja: 12 Maj 1986
Shenja e Horoskopit: Demi
Vesa Luma është një këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Falë zërit të ëmbël me një shtrirje të madhe dhe me ngjyrë të veçantë por edhe vullnetit të madh për të krijuar gjëra të bukura këngëtarja Vesa Luma arriti të pushtojë zemrat e muzikëdashësve të të gjitha gjeneratave të cilët e admirojnë pa masë. Me një natyrë të butë dhe fytyrë engjëllore, sa herë që paraqitet në skenë ajo krijon një atmosferë elektrizuese duke arritur ta ngrijë në këmbë të gjithë publikun. Tanimë jemi mësuar ta gjejmë gjithmonë nëpër vendet e para të toplistave vendore duke lënë pas vetës shumë këngëtarë të tjerë të njohur. Fansat e saj e adhurojnë pa masë sepse është një vajzë komunikative, e çiltër, e sinqertë, dhe në të njëjtën kohë është këmbënguleëe dhe shumë ambicioze.

Vesa Luma rrjedh nga nje familje intelektualesh. Pasionin dhe talentin e ka te trasheguar nga nena e saj, ndersa per here te pare ka kenduar ne moshen 5 vjecare ne "Akordet e Kosoves| bashke me grupin per femije "Xixellonjat", duke e filluar keshtu mbare karrieren e saj solistike. Vesa ka mbaruar shkollen e ulet te muzikes per flaut, ndersa ka vazhduar shkollen e mesme te muzikes "Prenk Jakova" ne Prishtine, dega e solo kendimit. Ndersa eshte diplomuar ne Univerzitetin AAB (dega komunikim masiv dhe gazetari). Te njejten kohe Vesa ka punuar rreth 7 vite ne mediumin publik RTK si gazetare - prezantuese.

Talenti i saj per muzike eshte vecuar gjate audicionit shume te njohur shqiptare "Ethet e se premtes mbrema" ku Vesa arriti te jete finaliste e ketij spektakli, fale talentit dhe zerit te saj shume te vleresuar nga kompozitoret dhe muzicientet me te njohur ne Shqiperi. Pas ketij suksesi ajo ka vazhuar karrieren e saj solistike, duke rrembyer shume çmime ne festivalet me te njohura shqiptare dhe duke u dekoruar me shume epitete. Vesa Luma perveq koncerteve te shumta te saja solistike, ka qene pjesemarrse e çdo koncerti humanitare ne Kosove ndaj dhe eshte shpallur nga Ministria e Kultures (Departamenti I Rinise) si “Ambasadore e Vullnetit te Mire”. Fale talentit, personaliteti te thjesht dhe punes se saj te madhe, Vesa Luma eshte gjithashtu imazh publicitar i dy kompanive me te medha ne Kosove dhe Shqiperi Ipko - Digitalb.

Kenget e Veses jane pothuajse te gjitha hite te shitura ne shume kopje. Kenga e saj "Jemi dhe s'jemi" eshte nder hitet e saja me te medha, kenge e degjuar jo vetem ne Kosove e Shqiperi por ne gjithe Ballkanin.

Në vitin 2007 me kengen e saj "Jemi dhe s'jemi",këngë kjo e cila u shoqërua edhe me nje videoklip arriti te triumfoje dhe te fitojë Cmimin "Best All" ne "Videofesti Muzikor 2007".

Ajo eshte paraqitur edhe ne shume festivale.Në vitin 2007 ajo u paraqit ne festivalin prestigjoz "Top Fest" me kengen "Luaj" ku pati mjaft sukses madje arriti te rrembeje edhe nje cmim.

Në vitin 2008 ajo nxjerr nje album te titulluar "Të kam dashur shumë" një album ky i cili perfshiu gjithsej 8 këngë.

Në vitin 2009 ne nje bashkpunim me Dj Blunt & Real 1 nxjerrin nje kenge te titulluar "Aj aj" nje kenge e cila shoqerohet me nje videoklip dhe triumfon si "Videoklipi më i mirë Pop & Rnb duet" në "Zhurma Show Awards 2009".

Në fund te vitit 2009 ajo nxjerr nje videoklip te titulluar "Edhe një fundvit" nje videoklip ky i cili u nominua per cmimin "Best Video" në "Top Fest 7" në vitin 2010.

Në vitin 2010 ajo nxjerr nje superhit nje kenge dance e cila cilesohet si nje nga kenget me te bukura te Veses pra behet fjale per kengen "Amanet" nje videoklip ky i xhiruar nga "Enter Media".

Po ne kete vit ajo nxjerr albumin e saj te ri te titulluar "Amanet" nje album i cili pati mjaft sukses.

Në fund të vitit 2010 ajo merr pjesë në festivalin madheshtor Kënga Magjike" me kengen "Vetem" një këngë shumë e bukur kjo e cila pati mjaft sukses pasi qe ajo arriti të fitojë "Cmimin e Produksionit" si dhe u vjeresua me 459 pikë votuar nga vetë artistët e ketij festivali duke zënë vendin e 6-shtë.

Në vitin 2011 ajo mori pjesë në "Dancing with the stars Albania" ku arriti deri në natën e 8-të.

Në vitin 2011 ajo nxjerr nje tjeter hit "Ti po don" nje kenge e cila pelqehet mjaft shume si dhe mori shume klikime ne youtube.

Në vitin 2012 ne nje bashkpunim me Big Basten nxjerrin nje kenge te titulluar "Boom" nje kenge kjo e cila shoqerohet edhe me nje videoklip nga "Urban Graphics" si dhe arrin te triumfojë në Video Fest si "Videoklipi më i mirë Best Rnb".

Poashtu ne kete vit ajo ishte edhe pjese e jurise se talento show "X Factor Albania" ku kishte per detyrë të trajnonte grupin e mbi 23 vjçarëve.


PASAPORTA:
Gjatësia: 1.68m
Pesha: 59 kg
Ngjyra e syve: E kaftë
Ngjyra e flokëve: Gështenjë
Ushqimi i preferuar: Peshku në Zgarë
Këngëtarja e preferuar: Lauryn Hill, Sting
Filmi i preferuar: "Be cool"
Aktori i preferuar: Keanu Reeves
Vendi i preferuar për dalje: Vendet e qeta
Pija e preferuar: Vera e kuqe
Ngjyra e preferuar: E kuqe e mbyllur, E kaltërta
Okupimi momental: Gazetare Prezantuese, këngëtare
Talenti sekret: Vallëzimi oriental
Stina e preferuar: Vera
Hobi: Shkrimet
Sporti i preferuar: Kalërimi dhe noti
Sportisti i preferuar: Roger Federer
Moto e jetës: "Që të arrish deri te suksesi nuk është vështirë por që ta mbash atë është vështirë".
Stili i veshjes: Kryesisht sportiv gjatë ditës ndërsa në mbrëmje elegant.
Stina e preferuar: Vera
Kompozitori i preferuar: Florent Boshnjaku, Flori, Ilir Tolaj
Menaxheri: Më ndihmon shumë motra ime Mjellma.

Post a Comment

 
Copyright © 2015 Aulona Event