Aulona Event

Sunday, August 9, 2015

Genta Ismajli

Genta Ismajli

Vendlindja: Gjilan   
Jeton dhe vepron në   
Mosha: 31 Vjeç
Ditëlindja: 12 Prill 1984
Shenja e Horoskopit: Dashi
Genta Ismajli është një këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Gentiana "Genta" Ismajli është një këngëtare shqiptare nga Kosova. Pak muaj pas lindjes se saj, u zhvendos me familjen në Çikago në Shtetet e Bashkuara. Në moshën 19 vjeçare, u kthye në Kosovë për të kënduar kengen me titull "Dridhem". Këngë u bë një hit i menjëhershëm dhe hapi para Gentes karrierën e muzikës. U zhvendos në Kosovë dhe mori pjesë në disa konkurse muzikë, si në Shqipëri dhe Kosovë. Vendosi të kthehej në Kosovë për disa arsye të ndryshme private por edhe se mendonte të hynte në tregun e muzikës vendore. Pak kohë kur ishte kthyer në Kosovë Genta filloi një lidhje dashurie me muzicientin Milot Binaku të cilët edhe pse po kalonin shumë bukur vendosën ti japing fund lidhjes së tyre. Sipas saj ajo ende nuk e ka gjetur mashkullin e saj me të cilin do ta kalonte jetën apo të krijonte familje dhe se ka një kohë të gjatë që ajo nuk po del me ndonjë mashkull kohëve të fundit. “Unë dëshiroj shumë që të kem dikë pranë, sepse të gjithë duan të kenë një person special në jetë. Por me sa kam vërejtur, ky nuk ka qenë vit I dashurisë, pasi unë ende nuk e kam gjetur një mashkull, nuk do dal në rrugë dhe të them: Hej, hajde ti këtu. Nuk e kam gjetur dikë që të më përshtatet“.- është shprehur këngëtarja në një intervistë në fillim të vitit.

Genta është një nga këngëtaret që gjithmonë paraqitet me plot sharm dhe energji, gjë të cilën po e dëshmon çdo herë kur edhe për këtë verë ka paralajmruar lansimin e 3 këngëve të reja me videoklipe dhe gjithashtu do të jetë pjesë e shumë koncerteve gjatë verës së 2014-tës. Është përfolur që mbase Genta do të jetë këtë vit pjesë e “X Factor Albania 4“, gjë të cilën e kishte pouhar fituesja e këtij edicioni Arilena Ara por miret vesh se fansat kosovarë këshilluan që asnjë nga këngëtarët kosovarë të mos ulet pranë Pandi Laços pas ndohisë së fundit me ftesën e këngëtarit serb në festivalin “Kënga ime“. Pas kësaj lë të kuptohet se mbase këngëtarëve nga Kosova dhe Maqedonia mund të u bëhet problem edhe pjesëmarrja në festivalin “Kënga Magjike“. Por ende asgjë nuk është vendosur por, të paktën këto janë gjërat që fliten kohëve të fundit.

Ajo fitoi "Kënga Magjike" 2005 me këngën "S'dua tjetër",ku arriti te marre edhe cmimin e internetit me muzike nga Adrian Hila.

Ajo ne vitin 2006 fitoi poashtu edhe vendin e parë ne festivalin "Netet e klipit shqiptarë" me kengen "Pse te dua ty".

Po në këtë vit ajo u prezantua ne festivalin "Polifest 2006" me këngën "Me hare" ku arriti te ftiojë Cmimin e Publikut si dhe Cmimin e dytë.

Poashtu me kengen "Luj me mu" fito çmimin "Videospoti me i Popullarizuar" ne "Video Festi Muzikor 2006"

Genta këndon kryesisht këngë komerciale pop. Lëvizjet ne skenë dhe kercimi i saj energjik jane pjesë të imazhit të saj. Konkurrentet e saj më të afërta janë Dafina Zeqiri, Adelina Ismajli, Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi.

Në vitin 2008 merr pjesë sërish në "Video Festi Muzikor" me këngën "Sa ilaçe" ku arrin të fitojë çmimin "Video spoti më i mirë i zhanrit Pop Folk"

Po në këtë vit ajo mori pjesë edhe në "Zhurma Show Awards" me kengen "Njëherë në vit" ku u shperblye me 2 çmime "Best Pop & Rock Video" dhe me çmimin "Top 10 Vip".

Ne vitin 2009 realizoi dy kenge "Bombarder" dhe "Game Over", ku kjo e fundit i eshte bere diss Dafina Zeqirin.

Po në këtë vit ajo fitoi Cmimin e parë në festivalin "Celesi Muzikor".

Nuk mbaron këtu në vitin 2009 ajo morri pjesë edhe në "Zhurma Show Awards" me kengen "Si panter i zi" ku arriti të fitojë çmimin "Best Pop Video".

Pasi u shpall fituese e dy çmimeve të rëndësishme në festivalin “Zhurma Show Awards”, Genta ka udhëtuar drejt Suedisë për të regjistruar këngën e saj më të re e cila pritet të publikohet shumë shpejt në tregun muzikor shqiptar. “This Is My Night” është titulli i këngës që do ta lançohet për publikun e gjerë në ditët e para të muajit nëntor 2010. Genta duket shumë e kënaqur nga ky bashkëpunim me studion suedeze dhe sipas saj kënga e rradhës do të kthehet shumë shpejt në një hit.

Genta per festat e fundvitit ka realizuar 3 kënge "Pini Sonte", "Kur Genta Knon" dhe "Pse Ike Atë Natë".
Ajo u paraqit ne programin festiv te RTK-se me nje humor te pergatitur nga aktori i mirnjohur Fatmir Spahiu ku moren pjsë edhe Leonora Jakupi, MC Kresha dhe NRG Band.
Poashtu ajo mori pjesë edhe ne rtv 21 ne programin e pergatitur nga Naim Krasniqi se bashku me kengetre te tjere te muzikes pop dhe asaj popullore. Mori pjese ne "Dancing with the stars" dhe zuri vendin e dytë.

Po ne vitin 2011, Genta publikoi albumin e saj "Guximi", te paraprire nga kenga dhe klipi "Pa Ty".
Tashme ka nisur turi i saj i koncerteve në shtete e qytete të ndryshme, dhe shumë shpejt do të jetë edhe në Tiranë.

Albumi i ri nën titullin Guximi ka vetëm pak javë që është në treg, por siç pohon dhe vetë Genta, suksesi ka qenë evident që në ditët e para. Sa i përket jetës private, ajo ende se ka gjetur mashkullin me të cilin kërkon të ndajë jetën, të krijojë një familje. Këngëtarja rrëfen se ka më shumë se një vit ndoshta dy që nuk ka dalë me ndonjë mashkull. “Unë dëshiroj shumë që të kem dikë pranë, sepse të gjithë duan të kenë një person special në jetë. Por, mesa kam vërejtur, ky nuk ka qenë viti i dashurisë, pasi unë ende nuk e kam gjetur një mashkull, nuk do dal në rrugë dhe të them: Hej, hajde ti këtu. Nuk e kam gjetur dikë që të më përshtatet.”,- shprehet kengetarja.

Në vitin 2012 ajo merr pjesë në videofestivalin "Video Festi Muzikor 2012" me videoklipin "Guximi" ku arrinë të rrëmbejë "Cmimin 21+".

Ndërsa po në këtë vit ajo hyri në mesin e 100 femrave më të bukura në botë sipas Tc Candler duke u rradhitur në vendin e 55-të.

Poashtu ne vitin 2012 ajo realizoj nje bashkpunim me Dj Blunt & Real 1 ku kesaj kenge ia realizuan edhe videoklipin i cili u mirprit shum mir nga publiku.Kenga titullohej "Ole ole" dhe videoklipi i kesaj kenge u xhirua nga produksioni "Pulla"

Në vitin 2013 Genta Ismajli sjell një baladë të mrekullueshme "E kam provuar", të punuar nga Arsim Bunjaku dhe me orkestrim të Virusit.Këtë këngë do ta shoqëronte edhe një videoklip i mrekullueshëm nga produksioni "EMF Creative"

Genta Ismajli eshte kengetarja e pare shqiptare qe arrin mbi 500.000 fansa ne Facebook,duke u bere keshtu kengetarja me e pelqyer ne rrjetet sociale.

Kenga "GUXIMI" ishte nje hit vertet i madhe i vitit 2011,ku Genta me kete kenge u rendit e 3 ne nje nga Top Listat Gjermane ku e cilesuan si shume energjike dhe me karakter te forte.

Viti 2013 do ta gjente Gentën në një nga ulëset e një paneli, duke qenë kështu pjesë e një jurie të spektaklit për fëmijë "Gjeniu i vogël", ku përveq Gentës në panel do të ishin edhe erma të tjerë si: Pirro Çako, Vikena Kamenica dhe Adi Hila. Por nuk mbaron këtu sepse gjatë verës së vitit 2013 Genta do të lançonte këngën e saj më të re "Si ty nuk ka", një këngë me produksion të Adrian Hilës dhe një videoklip të xhiruar nga "Urban Graphics".

Ne vitin 2014, Genta publikon nje super-bashkepunim me Ardian Bujupin dhe Dj Dalool me titullin "Feel".


PASAPORTA:
April 12, 1985
Gjatësia: 1.75m
Pesha: 65kg
Ngjyra e syve: E Gjelbërt
Ngjyra e flokëve: e kaftë
Ushqimi i preferuar: Ushqimi
Italian dhe Shqipëtar
Këngëtarja e preferuar:Alicia Keys
Pija e preferuar:Caffe
Ngjyra e preferuar:Vjollce
Talenti sekret: Aktrimi
Sporti i preferuar: Volejbolli
Sportisti i preferuar: Ronaldo
Hobi: Vallezimi
Stili i veshjes: Gjatë ditës
sportiv ndërsa mbrëmjeve Elegante

Nora Istrefi

Nora Istrefi

Vendlindja: Prishtinë   
Jeton dhe vepron në   
Mosha: 29 Vjeç
Ditëlindja: 25 Mars 1986
Shenja e Horoskopit: Dashi
Nora Istrefi është një këngëtare shumë e njohur. Nora Istrefi është këngëtare e suksesshme dhe e mirënjohur nga Kosova. Karriera e saj ka filluar ne moshën 18 vjeç. Kënga e saj që është hyrë ishte kënga "Shko Tash". Per këngën tjetër bashkëpunoi me tingullin 3nt "Hey hey hey". Me pas kënga "negativ" videoklip i mirë i vitit 2005 dhe Taxi 2006. Kenget i ka përfshirë dy Albume "Opium" dhe "Engjëll". Janë bërë të mira dhe të suksesshme. Duke u shitur në Shqipëri, Maqedoni, Diasporë, etj.
Nora e ka pasur Babain Kamerman te quajtur Nezir Istrefi. Ka dy motra Nita dhe Era dhe një vëlla të vogël qe quhet Bledi.
Bukuroshja kosovare nuk eshte singell. Ajo eshte e fejuar me Robert Berishen i cili edhe ai merret me muzike. Kjo kengetare me sharmin me zerin karakteristik me trupin e saj seksi dhe me kenget e nje pas njeshme ka arritur nje fame te madhe dhe e pelqyer kudo.

PASAPORTA:
Gjatësia: 1.76m
Pesha: 59kg
Ngjyra e syve: Kafe
Ngjyra e flokëve: Kafe e mbyllur
Ushqimi i preferuar: Italian dhe meksikan
Muzika e preferuar: Të gjitha zhanret e muzikës
Këngëtari/ja i/e preferuar: Beyonce Knowles, Alisha Keys, Craig David
Pija e preferuar: Lëngu i mollës
Ngjyra e preferuar: Verdhë
Talenti sekret: Baleti
Sporti i preferuar: Tenisi
Sportisti/ja i/e preferuar: Lorik Cana, David Beckham
Cilat janë virtytet e Norës: Modeste dhe e sinqertë
Stili i veshjes: Në jetën e përditshme sportiv ndërsa në jetën skenike preferoj stilin elegant.
Menaxheri: Nëna (Suzana Tahirsylaj) dhe për koncerte që janë jashtë Kosovës, Jeton Dautaj.
Kompania inçizuese: Studio e Florent Boshnjakut dhe Virusit
Shpërblimet e fituara: "Top fest" 2006 - këngëtarja më e mirë e vitit, "Videofest" 2006 - videoklipi më i mirë dhe best
pop i vitit.

Cozman

Cozman

Vendlindja: Prishtine   
Mosha: 28 Vjeç
Ditëlindja: 19 Gusht 1986
Shenja e Horoskopit: Luani
Cozman është një këngëtar shumë i njohur. Emri i tij i vertete eshte Ylber Ahmetllari lindi ne vitin 1986. Ai eshte simpatik dhe shume i pelqyer nga vajzat. Duket se Cozman prezantoi veten e tij si rrepist, por edhe si nje djale i dashuruar.

Pas publikimit te bashkepunimit midis Cozman dhe kengetares sexy Tuna Sejdiu, u be publike edhe lidhja e tyre e dashurise. Ne videoklip ata shfaqen shume afer fizikisht me njeri-tjetrin, duke ofruar skena ‘hot’ per shikuesit.

Por me gjithe kuriozitetin e madh qe ka ne publik per lidhjen e dy te rinjve, Cozman preferon te flase sa me pak per kete pjese.

Megjithe kete ai e pranon lidhjen me Tunen. Ka jetuar per shume vite ne Londer dhe atje i kane vene edhe nofken “Cozman”. Prej me shume se nje viti, djaloshi nga Prishtina i eshte bashkuar grupit te hip hop-it “Babastars” dhe po shijon suksesin ne muzike, i cili sa vjen e po behet edhe me i madh. Ka bere nje kenge ne bashkpunim me koleget e tij Agon Amiga dhe Skivin "We doin this", nje kenge e cila pati shume sukses. Gjithashtu ai ka bere nje mixim me titullin "I'm a boss" me Skivin. Pas kenges se tij me te fundit Cozman ka thene qe karriera e tij sapo ka filluar dhe ka shume per ti dhene publikut.

Cozman po e shijon shumë lidhjen e tij me këngëtaren Tuna saqë e ka prezantuar edhe me familjen e tij, ku sëbashku kanë qëndruar për disa ditë në Londër dhe muajin e kaluar kanë treguar disa fotografi ku shihen duke u kënaqur në praninë e njëri tjetrit në Xhamajka. Meqense karriera e tij sapo ka filluar Cozman ka thënë që ka shumëçka për ti dhënë publikut.

Skivi

Skivi

Vendlindja: Prishtinë   
Jeton dhe vepron në   
Mosha: 29 Vjeç
Ditëlindja: 18 Tetor 1985
Shenja e Horoskopit: Peshorja
Skivi është një këngëtar shumë i njohur. Emri mbiemri: Visar Shala
Gjatësia: 1.88m
Pesha: 85 Kg
Ngjyra e syve: E kaftë
Ngjyra e flokëve: E kaftë
Ushqimi i preferuar: Chicken Cury
Këngëtari i preferuar: Jay-z
Pija e preferuar: Jack
Ngjyra e prferuar: Vjollce
Sporti i preferuar: Basket
Stili i veshjes : Sa ma gjone

Visar Shala (Skivi) njihet si ne nder reperat me te mire e me te pelqyer ne trojet shqiptare. Karrieren e tij si reper e filloi ne vitin 2004 ku kishte formuar nje grup me reperin tjeter Ledri Vula te quajtur Skillz, bene buje me kenget e tyre.
Kane dy albume ne treg "Aftësi" dhe "Sex,Rap and Money"
Visar Shala ne vitin 2012 fillon te kendoje solo pasi qe Ledri Vula braktis muziken dhe shperbehet grupi Skillz
Po ne kete vit Visari sjell nje bashkepunim me Ronela Hajati "Neles" me te cilen marrin pjese ne festivalin madheshtor "Kenga Magjike"
Po ashtu Visari ka bashkepunime edhe me Cozmanin- "I'm Boss", Adrian Gaxha Floriani "Welcome to Prishtina2, "Qka po bajna sonte", "E di qe mu'mdon"
dhe ne vitin 2014 ka sjelle dy kenge ne bashkepunim me Mimoza Shkodra ft Nora Istrefi "Na" dhe se fundi me 2Ton "Ato". Kenget po pelqehen shume nga publiku.

Dj Miss Ilda

Dj Miss Ilda
Emri i vertet eshte  Ilda Mustafallari 

Ertila Koka

Ertila Koka

Vendlindja: Mirditë   
Mosha: 26 Vjeç
Ditëlindja: 26 Gusht 1988
Shenja e Horoskopit: Virgjeresha
Ertila Koka është një këngëtare dhe autore këngësh e njohur. Ndjesia e pare per muziken ka filluar qe ne moshe fare te heret, rreth moshes 5 vjecare ne kopesht. Me pas Ertila Koka ka kenduar tek Zerat e Rinje tek Pallati i Pionjerve duke marr leksione muzike edhe pikture. Kontakti i pare me kameren dhe televizionin ka qene tek Ethet e se Premtes 3. Ne moshen 17-vjec merr pjese ne Top Fest 3 me kengen "Mos prit te kthehem" me muzike dhe tekst te Edmond Mancakut dhe Ka marr pjese tek festivali i te rinjeve tek TVSH. Nje vit me pas merr pjese tek Festivali i 45te te Kenges te Radio Televizionit Shqipetar ne bashkepunim me Voltan Prodanin. Po kete vit shfaqet perseri tek Top Fest edicioni i 4te me kengen "Sa do doja" me grupin e saj te rrokut Armagedon, me muzike te Voltan Prodanit dhe tekst te Jorgo Papingjit. Vitin e ardhshem, 2008, rishfaqet tek Top Fest 5 me kengen "Nuk mund te harroj" me tekst qe ka shkruar vete Ertila, muzika Kledi Bahiti dhe orkestrim te Fabian Asllani. Po kete vite (2008) ka performuar rregullisht ne emisionin "Naten Vone" ne TVA.Performon Live qe ne moshen 17 vjecare ne vende si Sofra Ariut, J' adore, Amor, Calvados, 21st Century etj. Ertila performon live rregullisht tek Il Gusto dhe Kaon Brewhouse.Pergatitet per konkursin ne Liceun Artistik "Jordan Misja" me pedagogen e mirenjohur Zina Zdrava dhe me pas mbaron 4 vitet e studimit nen kujdesin e pedagoges Alma Strazimiri. Mbaron 4 vite me sukses dhepergatitet per konkursin e Akademise se Arteve me pedagogen Suzana Frasheri. Ne Akademin e Arteve merr pjese ne shume koncerte dhe ne 27 Dhjetor 2010 merr pjese ne operen Don Xhovani me rolin e Zerlines. Diplomohet me sukses me date 8 Korrik 2011 nen kujdesin e pedagoges se shquar Emine Gjata. Ne veren e vitit 2011 ajo xhiron videoklipin e saj te pare super hit me titullin Feel the beat te kompozitorit Edlir Begollit dhe tekst te Dr. Florit, videoklip i xhiruar nga Alexander Prince ne Oher, Maqedoni me drejta ekskluzive transmetimi te SuperSonic TV. Kjo kenge se fundmi eshte berer edhe remix ne Rumani nga Catalin Catana te (audiogate studio buchurest) Ertila punon nderkohe ne projekte tjera muzikore dhe televizive...

Zëri dhe vitet përballë një publiku që do muzikën “live” e kanë bërë të shijoj suksesin në muzikë. Kjo është Ertila Koka, vajza e cila u diplomua për Kanto, por prej dhjetë vitesh këndon “live” nëpër skena dhe për një publik që dëshiron muzikën e vërtetë. Ajo ka luajtur rolin e Zerlinës tek opera “Don Zhuani”, këndon dhe në lokalet e natës muzikë të lehtë, duke treguar një shtrirje të fortë të reportorit të saj muzikor, si zëri më i ëmbël lirik dhe i “shartuar” me muzikën e lehtë që e luan paralelisht.

Ledri Vula

Ledri Vula

Vendlindja: Prishtinë   
Jeton dhe vepron në   
Mosha: 29 Vjeç

Ditëlindja: 10 Korrik 1986
Shenja e Horoskopit: Gaforrja
Ledri Vula është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Ledri Vula nisi karrieren e tij muzikore me grupin Skillz se bashku me Visar Shala i cili duhet te jete shperbere pas mosmarreveshjeve te koheve te fundit midis dy repereve.
Ne karrieren muzikore ka realizuar bashkepunime te shumta shumica prej tyre jane edhe hite te njohura dhe jo vetem kaq por bashkepunimet e tij me femra jane perfolur se nuk kane mbetur vetem ne nje klip 3 minutesh.
Mjaft i pelqyer nga gjinia femrore i cilesuar si Don Zhuan ku edhe disa here eshte zgjedhur si mashkulli me sexy ne estraden shqiptare.
Ledri eshte perfolur ne mediat roze edhe per historite e tij te dashurise kryesisht me femrat e njohura te showbizit.
Historia e tij me e perfolur e tij e dashurise eshte ajo me kengetaren Dafina Zeqiri bashkepunimet e tyre te sukseshme Po'm Pelqen apo Tonight nxisin gazetat te aludonin per nje histori dashurie te mundshme dhe nuk u gabuan. Vete çifti pohoj se po perjetonin nje histori te lumtur dashurie dhe kjo dukej qarte ne fotot e shumta qe postonin ne rrjetet sociale. Megjithate lidhja e tyre nuk zgjati shume pothuaje nje vit dhe u ndane pas konfliktit qe Ledri pati me ish te dashurin e Dafines.
Pas kesaj Ledri vendosi te terhiqej nga muzika duke u perpjekur edhe te qendroje larg syrit te gazetareve.
Kur ne vitin 2012 Ledri u shkeput nga muzika filloi t'i perkushtohej karrieres se tij si regjisor.
Ledri u rikthye perseri ne muzike me 01.02.2014 me nje kenge solo qe titullohet 100 Probleme. Kenga u pelqye shume nga publiku dhe videoklipi ishte mjaft provokues ku protogonistja ishte modelja me fame boterore Angela Martini. Ai ka pasur edhe nje romance me Angela Martinin por nuk zgjati shume.Pavaresisht thashethemeve apo zemrave qe ka lenduar Ledri femra me e rendesishme ne jeten e tij eshte mamaja (Xheraldina Vula) ku Ledri nuk nguron ta shpreh shpesh dashurine qe ka ndaj nenes se tij keshtu duke postuar foto te ndryshme te familjes se tij ne instagram ku ka rreth 500 foto te postuara dhe 120 mije ndjekes (me shume se çdo reper tjeter).



Ledri solli projektin e tij te ri te titulluar "Elvana" ose ndryshe Hallakama poashtu ai solli edhe nje bashkepunim tjeter me kengetaren Dafina Zeqiri (bashkepunimi i 3-te) "Got Ur Back" kenge te cilen e sollen me videoklip ku Ledri dhe Dafina jane shume te afert njeri me tjetrin dhe thuhet se jane ribashkuar,por keto thashetheme i kane hedhur poshte te dy kengetaret duke thene se eshte thjesht nje bashkepunim midis shokesh asgje me teper.Kenga eshte duke u pelqyer shume nga publiku ku per 2 dite ka arritur te klikohet me shume se 300 mije here.
Pas disa diteve Ledri sjell edhe projektin e tij ne bashkepunim me Blunt dhe Real 1 "Nese mdon Ti" (Remix), nje kenge kjo qe arriti te mbledhe rreth 6 milione klikime duke qene nje nder hitet e veres 2014
Nuk duhet lene anash edhe kengen tjeter ne bashkepunim me kengetarin e mirenjohur Gena kenga e cila titullohet " Loqka"
Rikthimi i Ledrit ne skene ishte shume i fuqishdm pasi qe ne nentor Ledri solli edhe nje rap-balade te titulluar "NI GOT PER TY" kenge e cila u pelqye shume nga fansat.
Gjithashtu per festat e fundit Ledri solli bashkepunimin e rradhes me kengetarin Ermal Fejzullahu dhe reperin Lumi B " Tavolina" ku per 1 jave grumbulloi rreth 1 milione klikime ne youtube dhe me kete kenge Ledri permbylli vitin 2014 si nje vit shume te sukseshem per te duke u cilesuar si reperi me i sukseshem dhe me i kerkuar i vitit 2014.
Viti 2015 vjen shume bujshem nga Ledri,ai pas suksesit te madh me kengen "tavolina" (14 milione klikime) Lanson projektin e ri poashtu me Ermalin dhe Lumi B te titulluar "SHKO" kenge me te cilen ishin pjesemarres ne Top Fest dhe fituan cmimin e pare,me cmimin Best Male dhe me cmimin My music hit. Ne 2015 po shihet ne takime romantike me kengetaren shqiptare por me fame te madhe jashte Rita Ora ku shihen gjeste qe mund te thonte dicka me shume se shoke.

Emri:Ledri
Mbiemri:Vula
Data e lindjes:10 Korrik 1986
Vendi i lindjes:Prishtine
Gjatesia: 1.89m
Pesha: 87 Kg
Ngjyra e syve:e kaftë
Ngjyra e flokëve: E zezë
Ushqimi i preferuar: Llazanja
Këngëtari/ja i/e preferuar: Samy Deluxe
Pija e preferuar: Fresh Juice
Ngjyra e prferuar: Zezë
Sporti i preferuar: Basket
Stili i veshjes: Sa ma gjon
Shenja e horoskopit:Gaforrja.

Mozzik

Mozzik
Mozzik është një këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Është shumë i ri në moshë, mirëpo Gramoz Aliu apo siç njihet për publikun ‘Mozzik’, është njëri ndër reperët më energjik në hip-hopin kosovar, i cili dallon për rimat e veçanta që ai i bën. Ai është nga Ferizaj dhe është vëllai i Getuar Aliu "Ghetto" ose "Getinjo". Zhanri hip-hop është zhanri i cili i fle në shpirt dhe Mozzik thotë se asnjëherë nuk do ta ndërrojë këtë stil të kënduarit. Ai ka patur shumë oferta për t’iu bashkuar lableve të hip-hopit në Kosovë, por nuk ka pranuar asnjërën. Tani është bërë pjesë e On Records me Zzap and Chriss me të cilët do të sjellë shumë këngë të reja.

Shkumbin Ismaili

Shkumbin Ismaili
Shkumbin Ismaili,këngëtar nga Tetova I cili krijon nje Rock shume cilesorë në stilin e tij te vecante.Nje rock,stil i kombinuar me motive tradicionale qe jep nje kombinim shume cilesore.Stili i tij i vecante ndikoi qe fama e tij te marrë hov shumë të madh, Bindem ,Ti Largohesh ,Ndoshta Gabova,E bukura ime,Mos me akuzo,jane disa nga kenget qe ju i keni degjuar dhe i pelqeni shume,ky eshte Shkumbin Ismaili.

 
Lexo më shumë
Copyright © 2015 Aulona Event